Në mbështetje të nenit 31 të Ligjit nr. 93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar, të pikës 11, të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr. 281/2016 “Për përcaktimin e kritereve dhe afateve të kërkesë propozimeve për mbështetjen financiare të projekteve në fushën e turizmit”, të pikës 15, të Urdhrit të Ministrit nr. 164, dt. 22.05.2023 ‘Për disa shtesa në urdhrin e ministrit nr. 21, datë 23.01.2023 “Për mënyrën e funksionimit të Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve”’ si dhe të Urdhrit të Ministrit nr. 4069/4 datë 26.03.2023 “Për miratimin e projekteve në turizëm që përfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit”, në përfundim të procedurës së përzgjedhjes së projekteve që iu përgjigjën Thirrjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për mbështetje financiare të projekteve në Turizëm, për vitin 2023, bazuar në vlerësimin e detajuar mbi dokumentacionin e dorëzuar, kohëzgjatjen e projektit, fondit për financimin e kërkuar, veprimtarinë e deritanishme të tyre, kontributit në fushën ku operojnë, përputhshmërinë e objektivave me politikat dhe strategjitë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit etj., me propozim të Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve në turizëm, projektet e përzgjedhura janë 8 (tetë) nga 24 (njëzet e katër) aplikime të paraqitura.
Projektet e miratuara paraqiten sipas listës së mëposhtme:
1-GreenPacting #2 – Fondacioni “Startup Albania”;
2-“Pushime On Top 2023” – Fondacioni “Dritan Hoxha”;
3-Tourism #Knackathon2 – Fondacioni “IMAA – Innovation Management Academy Albania”;
4-Travel Fest Albania promovon destinacionet turistike Shqiptare – Pandeli Çeço;
5-“Shtigje” të reja turizmi në Luginën e Valbonës – Qendra për Zhvillimin Komunitar (QZHK);
6-Festa Verore – Besnik Baku;
7-Check In Fest Albania – Optima Communication;
8-LovaFest 2023 – Qendra “Dua Albania”;