Postuar më: 14/01/2025

Njoftim mbi Thirrjen për mbështetje financiare të Projekteve në Turizëm për vitin 2025

Në mbështetje të nenit 31, 31/1 dhe 31/2, të Ligjit nr. 93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar, të Udhëzimit nr. 2, datë 28.05.2024 “Mbi kriteret dhe afatet në lidhje me kërkesëpropozimet për mbështetjen financiare të projekteve në fushën e turizmit”, të Urdhrit të Ministrit nr. 452, datë datë 04.12.2024 “Për ngritjen e Kolegjiumit në funksion të procedurave për mbështetjen financiare të projekteve në fushën e turizmit për vitin 2025”, si dhe të Urdhrit të Ministrit nr. 19, dt.14.01.2025 “Për miratimin e projekteve në turizëm që përfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit 2025”;
Në përfundim të procedurës së përzgjedhjes së projekteve që iu përgjigjën Thirrjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për mbështetje financiare të projekteve në turizëm, për vitin 2025, bazuar në vlerësimin e detajuar mbi dokumentacionin e dorëzuar, kohëzgjatjen e projektit, fondit për financimin e kërkuar, veprimtarinë e deritanishme të tyre, kontributit në fushën ku operojnë, përputhshmërinë e objektivave me politikat dhe strategjinë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit etj., me propozim të Kolegjiumit të përzgjedhjes së projekteve në turizëm, projektet e miratuara janë 28 (njëzet e tetë) nga 64  (gjashtëdhjetë e katër) aplikime të paraqitura.

Projektet e miratuara paraqiten sipas listës së mëposhtme:

1 Vjosa Explorer – “Promovimi i turizmit në Vjosë”

2 “FLOEMI” – “Turizmi juglindor”

3 Qendra Youth Rise – “Melodi për Turizmin”

4 Instituti për Shkencë dhe Kërkim në Arsimin e Lartë – “Adriafest -Panairi i Turizmit”

5 PIK – “Check in Festival Tiranë”

6 Qendra “Dritare” – “Tell me an Albanian story/ Tregomë një histori shqiptare”

7 Fondacioni “Startup Albania” – “Turizmi n’Tur”

8 Lizeta Hatika – “Rindërtimi i etnografisë”

9 Bea Marketing & Promotions – “Vala Fest 2025”

10 Vibrant Project Association – “Himara International Music Festival (Edicioni IV)”

11 Qendra Kombëtare e Lëvizjes Ambientaliste – “Korabi-Thesar i turizmit Alpin”

12 Qendra “FuturAL” – “Albania Xperience”

13 MediaMix – “Wines of Albania-VINI THEATER    Një simfoni e Verës,Kulturës dhe Gastronomisë Shqiptare”

14 Qendra “Mirazh” – “Peisazhe Turistike”

15 Shoqata “KREO” – “Cloud Fest”

16 Kevin Spahiu – “Locked in Paradise Festival”

17 Instituti për Projekte, Programe dhe Politika IP3- “Ekoturizmi dhe Shishtaveci”

18 “Qendra e Artit Kontemporan” – “South Outdoor Festival”2025

19 Sindi Laloshi – “Diell dhe dashuri -Dita e verës 2025”

20 Julian Elezi – “RiProTra”

21 Fondacioni “Dritan Hoxha” – “Destinacionet e pa zbuluara të Shqiperisë”

22 Qendra “Culture is Us” – “Shkodra Aktive “Një rrugëtim i turizmit rekreativ”

23 Jonid Koritari – “The City Echoes/ Jehona e qytetit”

24 PIK Green – “Check in Festival Gjirokastër”

25 Shoqata “Promotor” – “Festivali Gjiroclassica”

26 Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim – “Shanisha në kala”

27 Shoqata Me WE – “Life in the Castles – jeta në kala -udhëzues për fëmijë”

28 Albert Haloçi – “Rocks Festival 5”