Postuar më: 24/01/2019

Njoftim në lidhje me certifikimin e udhërrëfyesit turistik!

Në zbatim të ligjit 93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar, ju njoftojmë se ka filluar procesi i certifikimit të udhërrëfyesve turistikë, pas akreditimit të programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik.

Individët që janë pajisur me “Certifikatën Paraprake” të udhërrëfyesit turistik, duhet të plotësojnë kreditet e mbetura, nëse kanë dhe të aplikojnë pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për tu pajisur me Certifikatën e udhërrëfyesit turistik me afat vlefshmërie 2 vjet.

 

Më shumë informacion në lidhje me procedurën e gjeni në FAQ (pyetje-përgjigje) siç bashkëngjitur.

FAQ Udherrefyesi Turistik.pdf