Postuar më: 07/09/2022

Organizohet panairi i parë i verës, gastronomisë dhe turizmit në kuadër të Ballkanit të Hapur

Në datat 1 – 4 shtator u mbajt në Beograd edicioni i parë i Panairit të Verës, Gastronomisë dhe Turizmit,
në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’, për të promovuar vlerat e vendeve të rajonit. Prodhuesit më të
njohura shqiptare dhe 11 shefa kuzhine morën pjesë në këtë panair duke i shtuar potencialin turistik
kantinave, vreshtave dhe vlerave gastronmike të vendit tonë.

Ceremonia e hapjes u përshëndet nga Kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç,
kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar
Kovaçevski.

Gjatë ditëve të panairit, ministrja e Turizmit Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi së
bashku me ministren serbe të Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Tatjana Matic dhe ministrin e
Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi firmosën marrëveshjen për projektin “Rrugët e
Verës”, një angazhim i përbashkët që përcakton rrugët e verës në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni e Veriut,
duke përfshirë sinjalistikën turistike dhe një platformë digjitale që do të përmbajë të dhëna për të gjitha
pikat e interesit .

Ministrja Kumbaro, gjithashtu vizitoi kantinat shqiptare në panair e shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë
dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

“Open Balkan Wine Vision” do të zhvillohet çdo vit nga njëri kryeqytet në tjetrin, duke u kthyer hap pas
hapi në një instrument të rëndësishëm ekonomik e turistik.

  •