Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi takoi në Sarandë familjen e turistëve spanjollë që një ditë më parë u bënë pjesë e një incidenti në jug të vendit. Turistët spanjollë vlerësuan vizitën e ministrit Klosi dhe ndërhyrjen e menjëhershme të policisë gjatë incidentit të një dite më parë. Z. Galdon u shpreh se një rast i vetëm nuk përfaqëson të gjithë vendin dhe se do të kthehen sërish në Shqipëri për ta njohur atë më mirë. “Ne do të kthehemi përsëri për ta njohur më mirë vendin. Njohim shumë njerëz të mirë këtu mes tyre edhe shoferi dhe guida tonë që bënë çmos për të na shpëtuar. Faleminderit guidës, faleminderit qeverisë që u kujdes për ne”.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi shprehu indinjatën për incidentin duke e cilësuar atë një akt të dënueshëm. “Autoritetet vepruan menjëherë dhe personi u arrestua” – tha ministri Klosi duke shtuar se në qoftë se duam të jemi një destinacion i vërtetë europian turistik, duhet t’u shërbejmë turistëve më së miri. Duke iu referuar gjendjes së turistëve, ministri Klosi tha se tashmë janë të gjithë të qetë. “Po largohen nga Shqipëria me ndjesinë më të mirë dhe ajo që është më e rëndësishme me pozitivitetin për t’u kthyer përsëri në vendin tonë” – tha ministri Klosi.
Ministri Klosi siguroi jo vetëm familjen Galdon, por të gjithë turistët e tjerë në Shqipëri se do të gjejnë mikpritje fantastike, njerëz që u buzëqeshin dhe natyrisht kujtimet më të mira nga vendi ynë.
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi takoi në Sarandë familjen e turistëve spanjollë që një ditë më parë u bënë pjesë e një incidenti në jug të vendit.
Ministri Klosi siguroi jo vetëm familjen Galdon, por të gjithë turistët e tjerë në Shqipëri se do të gjejnë mikpritje fantastike, njerëz që u buzëqeshin dhe natyrisht kujtimet më të mira nga vendi ynë.