Postuar më: 21/01/2025

Shpalljen e pozicionit vakant të Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit, Koordinimit dhe Fizibilitetit të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve

Në zbatim të Vendimin Nr. 132, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 94, datë 12.06.2024 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”.

Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit, Koordinimit dhe Fizibilitetit, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve

Afati për dorëzimin e dokumenteve 27/01/2025 pranë Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

 

– Shpallje për pozicionin e Drejtor të Drejtorisë së Planifikimit, Koordinimit dhe Fizibilitetit në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve .pdf

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE DHE KOMUNIKIMI

Kandidatët do të vlerësohen me pikë si më poshtë:

a- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë;

b- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 40 pikë.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në AKEM do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të ministrisë.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 27/01/2025 në protokollin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

Zhvillimi i intervistës do të zhvillohet në datën 30/01/2025, në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.