Në zbatim të Vendimin Nr. 132, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 94, datë 12.06.2024 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”.
Përgjegjës i Sektorit të Fizibilitetit & Oponencës Teknike, në Drejtorinë e Planifikimit, Koordinimit dhe Fizibilitetit, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve
Afati për dorëzimin e dokumenteve 27/01/2025 pranë Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE DHE KOMUNIKIMI
Kandidatët do të vlerësohen me pikë si më poshtë:
Kandidatët do të vlerësohen me pikë si më poshtë:
a- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë;
b- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 40 pikë.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në AKEM do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të ministrisë.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 27/01/2025 në protokollin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.;
Zhvillimi i intervistës do të zhvillohet në datën 30/01/2025 në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.