Si Vendi i Nderit i ITB Berlin 2025, Shqipëria do të prezantojë trashëgiminë e saj të pasur natyrore e kulturore në tre ditët e këtij panairi global të turizmit si dhe në ceremoninë e hapjes më 3 Mars.
Nën sloganin “Albania All Senses”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë do të prezantojë buqetën e ofertave turistike të vendit nga data 4 deri më 6 mars 2025. Shqipëria fton të gjithë pjesëmarrësit e këtij panairi t’i bashkohen një udhëtimi gjithëpërfshirës përmes larmisë së ofertave, një programi të zgjeruar eventesh, performancash dhe aktivitetesh.
Delegacioni i Shqipërisë në ITB Berlin do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Konferenca zyrtare për shtyp do të mbahet më 3 mars në orën 10.00 në Marshall-Haus. Ceremonia e hapjes, e cila do të mbahet në orën 18.00 në CityCube Berlin do të prezantojë një vitrinë magjepsëse të pasurive kulturore të Shqipërisë nën sloganin “All Senses”.
Kjo ceremoni është konceptuar me elemente kryesorë: një udhëtim kinematografik nëpër Shqipëri, performanca live me “Shkodra Elektronike” – përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025 –, muzikë tradicionale të njohur nga UNESCO dhe performanca të vallëzimeve tradicionale shqiptare nga Ansambli Kombëtar Shqiptar. Pas ceremonisë, të ftuarit do të shijojnë specialitetet shqiptare të kulinarisë në orën 19:30, në CityCube Berlin.
Turi i hapjes zyrtare të ITB Berlin do të nisë më 4 mars në orën 9:30 në stendën e vendit mikpritës në Sallën 3.1, ku do të mbahet një ceremoni prerjeje shiriti, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Kryebashkiakut të Qytetit të Berlinit, Sekretarit të Përgjithshëm të Turizmit të Kombeve të Bashkuara dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Messe Berlin. Një performancë artistike speciale do të shoqërojë ngjarjen.
Gjatë gjithë ITB Berlin, Shqipëria do të paraqitet në mënyrë të spikatur me një stendë të mrekullueshme prej 700 metra katrorë në Sallonin 3.1 (Stenda 105) dhe Sallonin 4.1 (Stenda 200), duke ofruar përvoja interaktive, mundësi për të bashkëpunuar dhe njohur industrinë shqiptare të turizmit. Gjatë tre ditëve, Shqipëria do të paraqesë një zbulim virtual dhe një udhëtim multimedial mbi destinacionet e saj, kulturën dhe peizazhet.
E martë, 4 mars
Në orën 10:30, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi, do të jenë me operatorët turistikë shqiptarë për takim përshëndetës dhe një foto grupi.
Në orën 13:30, Shoqata Shqiptare e Agroturizmit fton vizitorët për ngjarjen ekskluzive “Një Shije e Shqipërisë – Verë dhe Tradita”.
Nga ora 14:30 deri në 15:00, do të mbahet diskutimi “Eksplorimi i Shqipërisë përmes Turizmit Aktiv”, i moderuar nga gazetari e udhëtimeve Alex Crevar ku do të mbajnë fjalën e tyre Ilva Gjuzi, Zëvendësministre e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe Dr. Sonja Kurz, Drejtoreshë e GIZ Shqipëri.
Në orën 15:00, performanca “Meloditë e Metropolis: Shpirti i Qyteteve të Shqipërisë” do të çojë vizitorët në një udhëtim muzikor përmes melodive dhe ritmeve të njohura të peizazheve urbane të Shqipërisë.
Në orën 15:30, do të zhvillohet një panel diskutimi me titull “Shqipëria: Porta në Zhvillim e Turizmit të Evropës Juglindore”.
Nga ora 16:00 deri në 16:30, “Arti i Elegancës: Vallja si një Kërcim i Hijeshisë” nga Albanian Night do të performojë valle tradicionale nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, duke theksuar lëvizjet dhe rëndësinë kulturore të tyre.
Në orën 16:30, një përvojë gjithpërfshirëse e artit e titulluar “Bukuria e Traditës është ‘Gruaja’” nga Galeria e Artit Digjital e Korçës dhe Space 05 Tirana do të prezantojnë produkte tradicionale “Made in Albania” përmes një ekspozite vizuale dinamike.
Dita do të përfundojë në orën 17:00 me një “Happy Hour dhe Eksperiencë Koktejlesh All Senses”, duke ofruar një përvojë mikes të frymëzuar nga bregdeti shqiptar, kuruar nga Marina Beats dhe profesionistët e Akademisë l’Artisan.
E mërkurë, 5 mars
Në orën 11:00, prezantohet TEA (Kalendari digjital i eventeve turistike të Shqipërisë), një instrument i ri digjital i krijuar për të promovuar turizmin kulturor në Shqipëri.
Në orën 11:30, “Shqipëria 2025 –Fronti i Ri i Investimeve në Europë” do të prezantojë një panoramë të peizazhit të investimeve në Shqipëri, me pjesëmarrjen e folësve si Elira Kokona, Drejtuese e Korporatës Shqiptare të Investimeve, Laura Saro, Drejtuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, dhe Hans-Jürgen Wittmann, Korrespondent në Ballkanin Perëndimor i Gjermanisë për Investimet dhe Tregtinë.
Në orën 12:00, “Një Udhëtim Kulinar Mesdhetar” do të shfaqë një show të drejtpërdrejtë gatimi nga shefat e Restoranit Mandarine në Marina Bay, duke zbuluar shije autentike shqiptare.
Në orën 15:00, “Agroturizmi, Tradita dhe Folklori” do të jetë një diskutim me pjesëmarrjen e Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rurale. I moderuar nga Armando Muça nga Albanian Night, dhe Sofjola Kotelli, përfaqësuese e GIZ Shqipëri, ky aktivitet do të zhysë vizitorët në traditat, folklorin dhe mikpritjen e pasur të Shqipërisë.
Nga ora 15:30 deri në 16:15, “Shqipëria: Shkëmbimi Kulturor si Themel për një të Ardhme të Qëndrueshme” do të bashkojë ekspertë për të diskutuar rolin e shkëmbimit kulturor në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, me pjesëmarrjen e Sofjan Jaupaj, Zëvendësministër i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, dhe Elvis Kotherja, Drejtor i Menaxhimit të Elite Travel Albania.
Në orën 16:30, vizitorët mund të provojnë një degustim verërash shqiptare, nën shoqërinë e tingujve të serenatave korçare, performuar nga Albanian Night.
E enjte, 6 mars
Nga ora 11:00 deri në 11:30, “Visit Gjirokastra” do të zbulojë se si kjo zonë udhëheq përpjekjet e menaxhimit të destinacioneve të Shqipërisë si model i vendit për Organizatën e Menaxhimit të Destinacionit (OMD) dhe Kompaninë e Menaxhimit të Destinacionit (KMD).
Në orën 11:30, një panel disktuimi me titull “Inovacioni Tani: Peizazhi i Mrekullueshëm i Shqipërisë Inovative” do të eksplorojë ekosistemin e start-up-eve të vendit dhe rolin e tij si një qendër në rritje e inovacionit.
Në orën 12:00, Shoqata Shqiptare e Agroturizmit fton vizitorët për “Një Shije të Shqipërisë”, një eksperiencë kulinarie interaktive që ofron specialitete lokale me statusin e Treguesit Gjeografik (GI) dhe Specialitete Tradicionale të Garantuara (TSG).
Nga ora 14:00 deri në 14:15, do të shfaqet dokumentari “Peeping Tourist – Një Udhëtim Përtej Perdes së Ndaluar”, që paraqet transformimin e Shqipërisë nga një enigmë e fshehur nën Perden e Hekurt në destinacionin e tanishëm shumë të dëshiruar nga turistët, me plazhe të pastra, male madhështore dhe histori të pasur.
Në orën 14:30, do të zhvillohet paneli i diskutimit “Përtej Turizmit Tradicional: Shqipëria në Objektivin e Nomadëve Digjitalë”, i moderuar nga Arlind Haxhiaj nga Coolab & C4Communities, i cili do të zbulojë pse Shqipëria është bërë një destinacion i preferuar për punonjësit e largët që e vizitojnë, rikthehen dhe zgjedhin të qëndrojnë.
Së fundi, nga ora 15:00 deri në 15:30, do të shfaqet konkursi fotografik Wanderlust in Albania, i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit të Shqipërisë, që do të zbulojë imazhet dhe videot më të mira promocionale të vendit, duke theksuar bukurinë natyrore dhe vibrimin kulturor të Shqipërisë përmes lentes së fotografëve kombëtarë e ndërkombëtarë.
E martë, 4 mars
Në orën 11:40, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi, do të përfaqësojë Shqipërinë në Panelin e Tryezës së Rrumbullakët të Konventës së ITB Berlin në Stendën Portokalli në Sallën 7.1a.
Në orën 13:00, vizitorët mund të përjetojnë një homazh artistik për lumin Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës, në hyrjen jugore. Performanca live “Pëshpërimat: Melodia e Natyrës në Këngën e Shqipërisë” do të jetë një himn për bukuritë natyrore të Shqipërisë përmes melodive të këngëve të lashta shqiptare.
E mërkurë, 5 mars
Në orën 10:30, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi do të mbajë një fjalim hapës në Konventën e ITB Berlin, në skenën blu, në sallën 7.1b, duke shënuar hapjen e seksionit të Destinacioneve.
Në orën 10:30, performanca “Pëshpërimat e Dhimbjes: Zërat e Isopolifonisë” nga Albanian Night do të shfaqë thellësinë emocionale të Isopolifonisë të Shqipërisë, një sit i Trashëgimisë Kulturore të njohur nga UNESCO.
Nga ora 13:00 deri në 15:00, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi do të marrë pjesë në Samitin e Ministrave: “Rritja e Investimeve, Sigurimi i Paqes: Shfrytëzimi i Rritjes, Formësimi i Të Ardhmes” në CityCube Berlin, dhe do të diskutojë iniciativat globale të turizmit.
Në orën 14:00, gjithashtu në skenën Blu të Konventës në Sallën 7.1b, në Sesionin e Destinacioneve do të mbahet një diskutim me pjesëmarrjen Sofjan Jaupaj, Zv/ministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Të enjten, nga ora 15:30 deri në 16:10, në Stendën e Farit në Sallën 4.1b do të mbahet një diskutim mbi “Turizmin e Aventurës nën Rrugën e Çiklizmit Trans Dinarica“. Korridori kulturor, i cili lidh Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, do të theksohet si një iniciativë kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Ballkanin Perëndimor. Folësit Jan Klavora, Drejtor i Përgjithshëm i Trans Dinarica dhe Alex Crevar, Menaxher Kulturor i Trans Dinarica, do të diskutojnë ndikimin e projektit në komunitetet lokale dhe turizmin rajonal.