Turistët janë mysafirët tanë!
T’u japim arsye për të qenë të buzqeshur në Shqipëri. Bëhu pjesë e programit më të madh veror të praktikave të punës për të rinj. Smile from Albania! Ti mund të jesh një nga 1.000 të rinjtë që do të presin të parët turistët në Shqipëri për të treguar magjinë e këtij vendi dhe rëndësinë e një ambienti të pastër. Në 9 pika kufitare, në 15 infopoint, në kampingjet rinore për gjatë gjithë bregdetit.
Jeni të rinj mbi 18 vjeç?! Jepini vlerë kohës suaj, duke punuar në një prej infopointeve e qendrave të vizitorëve që do të funksionojnë në këtë program.
Kërkoni të bëheni pjesë e “Smile Albania”duke aplikuar pranë Minstrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Zyrave të Zonave të Mbrojtura në të gjithë Shqipërinë për periudhën Korrik-Gusht.
Ju do të jeni buzëqeshja e kësaj vere!
Aplikimet do të dërgohen në tre drejtime: