Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të nxitjes, mbështetjes dhe promovimit të edukimit dhe formimit profesional të vazhdueshëm turistik, nëpërmjet institucioneve dhe programeve të akredituara, fton të gjitha subjektet që kërkojnë të akreditojnë programet e kualifikimit të udhërrëfyesit turistik dhe plotësojnë standardet e parashikuara në Udhëzimin e përbashkët nr.517, datë 24.01.2017, “Për akreditimin e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik dhe miratimin e krediteve minimale të programit për edukimin profesional në vazhdim”, të paraqesin brenda datës 26 Tetor 2018, kërkesën e tyre për aplikim.
Çdo subjekt që kërkon akreditimin e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik të ofruara prej tij kryen vetëvlerësimin, bazuar në kriteret sipas udhëzimit dhe i bashkëngjit aplikimit të tij raportin e vetëvlerësimit.
Përvec plotësimit të standardeve për akreditimin e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik subjekti duhet të vërtetojë me dokumenta provues:
Gjithashtu Komisioni i Akreditimit mund të kërkojë informacion të mëtejshëm nëse e gjykon të nevojshme.
Mirëpresim aplikimet tuaja!