Postuar më: 08/06/2020

THIRRJE PËR TË APLIKUAR PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TIP GRANTE PËR PROJEKTE NË FUSHËN E MJEDISIT

 

THIRRJE PËR TË APLIKUAR PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TIP GRANTE PËR PROJEKTE NË FUSHËN E MJEDISIT

 

Programi i Granteve të Vogla të Fondit Global për Mjedisin (GEF/SGP) në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) fton Organizatat Joqeveritare (OJQ) që të aplikojnë për mbështetje financiare tip grante për projekte që do të mbështesin komunitetet në territoret e Bashkisë Kavajë dhe Bashkisë Shijak në zbutjen dhe eleminimin e pasojave të tërmetit që goditi vendin tonë në muajin Nëntor 2019.

 

Projekt propozimet duhet të jenë të koordinuara me programin e qeverisë për rindërtimin, si dhe të kenë edhe mbështetjen e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe komunitetit. Gjithashtu, këto projekt propozime duhet të jenë në përputhje edhe me strategjinë aktuale të SGP-së dhe/ose natyrën e projekteve të GEF/SGP-së.

 

Nga ky fond mund të përfitojnë vetëm OJQ-të, nëpërmjet aplikimit me projekt propozime që do të përmbushnin edhe qëllimin për të cilin ky fond është vënë në dispozicion. Shuma maksimale që mund të vihet në dispozicion për zbatimin e një projekt propozimi është 50,000 USD.

 

Fondet e kërkuara mund të përdoren për:

1-Përmirësimi ne ambienteve të jashtme/në afërsi të çerdheve, kopshteve apo shkollave (oborret e tyre apo lulishte në afërsi të tyre), nëpërmjet mbjelljeve, vendosjes së sistemeve të vaditjes, vendosjes së koshave për hedhjen e mbeturinave, vendosjes së stolave, etj.;

2-Përmirësimi ne kushteve të ambienteve të brendshme të çerdheve, kopshteve apo shkollave, të cilat nuk kanë pësuar dëme strukturale – Riparime të brendshme, dyer, dritare, mjete ngrohëse, shtrim laminat/parket, etj.

3-Në kontekstin e COVID 19, këto fonde mund të kërkohen edhe për ndërhyrje nëpërmirësimin e kushteve higjenike në çerdhe, kopshte apo shkolla, nëpërmjet riparimit të tualeteve dhe sigurimin e ambienteve të shëndetshme rreth këtyre objekteve ose pajisja e tyre me panele diellore për ngrohjen e ujit;

4-Gjelbërim urban nëpërmjet mbjelljeve të pemëve.

SGP Albania do të mbështesë vetëm ato projekt propozime të parashikuara për tu zbatuar në objekte të cilat nuk kanë pësuar dëme strukturale dhe që janë çertifikuar si të tilla.

Afati i fundit për të dorëzuar projekt propozimet ështe data 18 Qershor 2020. Projekt propozimet duhet të dorëzohen në formë elektronike pranë zyrës së GEF/SGP Albania. Një kopje të formularit (Aneks A dhe Aneks B) mund ta shkarkoni në faqen

http://sgp.al/thirrje-per-aplikim/.

Projekt propozimet që do të përzgjidhen në fazën e parë do ti nënshtrohen edhe një vlerësimi më të detajuar financiar në një fazë të dytë.

 

Për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni me personin e kontaktitt ë GEF/SGP Albania ose personin e kontaktit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit:

GEF/SGP

Person Kontakti: Z. Arian Gace

Adresa:Rruga Pjetër Bogdani, P.1, Ap.6,

Tiranë.

E-mail:arian.gace@undp.org

Mob: 0692090568

 

MTM

Person Kontakti:Z. Rrezart Fshazi

GEF Operational Focal Point

Adresa: Blvd. Dëshmorët e Kombit, Nr.1, 1001, Tiranë

E-mail:rezart.fshazi@turizmi.gov.al

Mob: 0697891114