Njoftohen të gjithë subjektet që disponojnë strukturë akomoduese/shërbimi dhe dëshirojnë të aplikojnë për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, se aplikimet janë të hapura për 30 ditë, nga data 28.01.2022 deri në datën 27.02.2022.
Për këtë shërbim mund të aplikohet online në faqen e-albania me përshkrimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”, linku https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13881
Shqyrtimi i aplikimeve kryhet në përputhje me VKM nr. 171, datë 27.03.2019 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit””, të ndryshuar dhe përzgjedhja e subjekteve për lidhje e kontratave për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazheve, bëhet sipas prioritetit të mëposhtëm:
ç) Në mungesë të strukturave akomoduese apo të strukturave të shërbimit si më sipër, subjekti mund të aplikojë për vendosjen e strukturës së shërbimit në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit, sipas përcaktimeve të pikës 4, të nenit 9, të vendimit nr. 171, datë 27.3.2019,të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores ‘Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit tëveprimtarisë së stacionit të plazhit’”, të ndryshuar, njëkohësisht me kërkesën për menaxhimin estacionit të plazhit, sipas përcaktimeve, të cilat do të parashikohen me urdhër të ministrit përgjegjës të turizmit. Sipërfaqja e lejuar e strukturës së shërbimit mund të jetë deri në 10 (dhjetë) % të të gjithë sipërfaqes së miratuar të stacionit të plazhit, por, në çdo rast, nuk mund tëtejkalojë sipërfaqen totale prej 60 (gjashtëdhjetë) m2.”
Për më shumë informacion: