Postuar më: 22/05/2023

Thirrja për Aplikim

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, shpall thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit, të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, privatë ose publikë, të cilët kanë në objekt të veprimtarisë së tyre turizmin, në funksion të realizimit të misionit strategjik:

Shqipëria, një destinacion mikpritës, tërheqës dhe autentik, për zhvillim të qëndrueshëm të potencialeve ekonomike, natyrore dhe sociale të vendit

Thirrja synon promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike për zhvillimin e turizmit malor, natyror, kulturor, tradicional, kulinar, ekoturizmit, turizmit nostalgjik, turizmit të aventurës etj., në mbështetje të veprimtarive të sezonit turistik për vitin 2023.

Thirrja do të qëndrojë e hapur nga data 22 Maj më datën 20 Qershor të vitit 2023. Projektet duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, gjatë periudhës 07.07.2023 deri më 15.11.2023.

Tematika e thirrjes për mbështetje financiare të Projekteve në Turizëm është:

-Për zhvillimin dhe promovimin e destinacioneve, produkteve të diversifikuara të ofertës turistike dhe mjedisore në Turizëm.

Atraksionet Turistike prezantohen dhe lidhen me një sërë tiparesh dalluese materiale, intelektuale dhe emocionale të një shoqërie që përfshin trashëgiminë historike dhe zonat kulturore, gastronominë, letërsinë, industritë krijuese dhe kulturat e gjalla me stilin e tyre të jetesës, sistemet e vlerave, besimet dhe traditat.

Promovimi i destinacioneve turistike, edukimit mjedisor dhe vlerave të veçanta lokale nëpërmjet zhvillimit të eventeve tradicionale dhe inovative të aktivitetit shpirtëror njerëzor, nxit dhe motivon pjesëmarrjen aktive të turistëve në përvojat shqiptare, atraksionet dhe potencialet e prekshme dhe të paprekshme të destinacioneve turistike.

Lutemi gjeni bashkangjitur : (i) Formularin e Aplikimit dhe (ii) Procedurat