Postuar më: 30/01/2024

Thirrje Për Shprehje Interesi

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar (NDA) për Fondin e Gjelbër për Klimën (GCF), në bashkëpunim me GIZ Albania, po zbatojne projektin “Forcimi i NDA dhe mbështetja e procesit të aksesit të drejtpërdrejtë për Shqipërinë”.

Në kuadër të këtij projekti synojmë:

– Rritja e ndërgjegjësimit për financimin e klimës dhe rolin e institucioneve kombëtare financiare dhe zhvillimore,

-Analizimi, prioritizimi dhe perzgjedhja i një entiteti për të filluar procedurën për t’u bërë Entitet me Akses te Drejteperdrejte (DAE) për Shqipërinë,

-Të sigurojë vlerësim institucional dhe kapacitetesh si dhe ngritjen e kapaciteteve për DAE e perzgjedhur.

Nëse jeni një entitet financiar apo zhvillimor, që dëshironi të merret në konsideratë gjatë procesit të prioritizimit dhe përzgjedhjes së subjektit më të përshtatshëm që mund të mbështesë Shqipërinë si një entitet i akredituar me akses të drejtpërdrejtë për zhvillimin e programeve klimatike, aksesin dhe zbatimin e modaliteteve të financimit të GCF-së, ky është momenti me i mirë për të vepruar.

DAE si entitet, mund të ketë akses në financim nga GCF për të zbatuar ndërhyrje vendimtare për përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Akreditimi kërkon emërimin nga MTM si Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar (NDA) për GCF.

Një informacion permbledhes mbi procesin e akreditimit mund të gjendet në videon:

GCF: Accreditation Process (youtube.com)

Nëse organizata juaj ka objektiva klimatike dhe projekte për ndryshimet klimatike, mbështet sektorin privat, ka masa mbrojtëse sociale, gjinore dhe mjedisore me kapacitete të zgjeruara besimi dhe dëshiron të ketë akses në financimin e GCF, dërgoni shprehjen tuaj të interesit deri më 15 shkurt me email në: drejtoriaenk@gmail.com

 

Çfarë ndodh pas shprehjes së interesit?

Faza përgatitore & Ndërgjegjësimi Publik

  • Thirrja për shprehje interesi,
  • Rritja e ndërgjegjësimit për GCF dhe instrumentet e tij financues,
  • Rritja e ndërgjegjësimit për procesin e akreditimit të GCF,
  • Hartëzimi i entiteteve potenciale për akses të drejtëpërdrejtë.

Vlerësimi i Shpejtë

  • Pyetësori i vetëvlerësimit,
  • Hartimi i kritereve te shqyrtimit,
  • Shqyrtimi i kandidatit DAE nga lista e kandidatëve,
  • Miratimi i një kandidati nga NDA.

Analiza dhe Udhërrëfyesi

  • Vlerësimi institucional dhe kapaciteti i DAE prioritar,
  • Plan Veprimi për të adresuar nevojat e identifikuara,
  • Hartimi i politikave dhe instrumenteve që plotësojnë kriteret e besueshmërisë së GCF,
  • Hartimi i standardeve dhe manualeve gjinore, mjedisore dhe sociale,
  • Trajnim mbi procesin e akreditimit të GCF.

Aplikimi për Akreditim

  • Miratimi i NDA për aplikim,
  • Mbështetja e DAE potenciale për procedurën e akreditimit,
  • Ngritja e kapaciteteve mbi masat mbrojtëse sociale, gjinore dhe mjedisore.

 

English version:

The Ministry of Tourism and Environment as the National Designated Authority (NDA) for the Green Climate Fund (GCF) in collaboration with GIZ Albania is implementing the “NDA strengthening and direct access process support for Albania” project.

Within this project, we aim at:

-Raising awareness about climate financing and the role of the national financial and development institutions,

-Analyze, prioritize, and nominate one entity to start the procedure of becoming a Direct Access Entity (DAE) for Albania,

-Provide institutional and capacity assessment as well as capacity building for the nominated DAE.

If you are a development and financial entity that wishes to be considered during the process of prioritization and selection of the most suitable entity that could support Albania as a Direct Access Accredited Entity to develop climate programs, access and implement GCF funding modalities this is the right time to act.

As DAE, the entity can access financing from the GCF to implement crucial climate change adaptation and mitigation interventions. The accreditation requires nomination by the MoTE as the National Designated Authority (NDA) for GCF.

A concise info on the accreditation process can be found on the video in the link:

GCF: Accreditation Process (youtube.com)

If your organization has climate objectives and climate change projects, supports the private sector, social, gender, and environmental safeguards in place with enhanced fiduciary capacities, and wants to access GCF funding send your expression of interest by February 15th via email to: drejtoriaenk@gmail.com

 

What happens after the expression of interest?

Preparatory Stage & Public Awareness

  • Call for expression of interest,
  • Raise awareness on the GCF and its financing instruments,
  • Raise awareness on the GCF accreditation process,
  • Initial mapping of potential Direct Access Entities.

Rapid Assessment

  • Self-assessment questionnaire,
  • Develop screening criteria,
  • Screening of candidate DAE/ shortlist of candidates,
  • Endorsement of one candidate by NDA.

Gap Analysis & Roadmap

  • Institutional and capacity assessment of priority DAE,
  • Action Plan to address identified needs,
  • Co-develop policies and instruments that meet GCF fiduciary criteria,
  • Co-develop Gender and Environmental& Social Standards and manuals,
  • Training on GCF accreditation process.

Accreditation Application

  • NDA endorsement for application,
  • Supporting potential DAE for the accreditation procedure,
  • Capacity building on Social, gender, and environmental safeguards.

 

DAE Call For Expression of Interest